Lojërat e fatit në Kosovë akoma nuk janë mbyllur. Policia e Kosovës po zbaton urdhrin e institucioneve që të gjitha ato lokale që zihen duke e ushtruar aktivitete të lojërave të aftit të mbyllen, ndërsa ndaj pronarëve po merren masa.
Gjilan dhe Drenas pati punë gjatë ditës së djeshme Policia.
“Raportohet se gjatë zbatimit të urdhërit të gjykatës janë konfiskuar 4 aparate në lokalin pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, ku dyshohet se ka ushtruar veprimtari të pa ligjshme të veprës së lartcekur. Nuk raportohet për të arrestuar”, ka njoftuar policia për aksionin realizuar në Drenas.
Ndërkohë në Gjilan janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që kishin ushtruar veprimtari ilegale të skemave piramidale dhe bixhozit.
Lidhur me rastin janë konfiskuar dëshmi të ndryshme materiale, me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
Për të dy rastet, Policia ka hapur rast për ‘organizim i skemave piramidale’.






