Infermierja shqiptare, Linda Fetahu- Krivanjeva, është ndaluar për më shumë se tri orë nga policia kufitare serbe përgjatë së shtunës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë infermierja dje, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, e cila tha se u pyet në deatje lidhur me të kaluarën gjatë luftës në Kosovës dhe në Luginë të Preshevës.
“Çka me ju thanë, unë jam Linda Fetahu, e lindur dhe rritur në tokën time në Letovicë, komuna e Bujanocit, ku familja ime ka rrënjë të thella dhe histori të gjatë aty.
Dua t’i bëj të qartë gjithë atyre që i percellin openioniet dhe reagimet e mia ne rrjete sociale, nga se ata më pyeten duke kerkuar sqarime kush jame une në bazë te reagimeve për të cilat sipas tyre po shihen si jo te pranueshme per paqen aty se nuk jamë mysafire në vendlindjen time, Letovica eshte toka që e kamë trashëgim dhe amanet nga baba im, është identiteti im dhe i familjes sime. Ku përmes të vertetës historike gjithmone kamë me kërku respektin, barazin dhe trajtimin dinjitoz si qytetare e lirë e atyre trojeve”, ka thënë ndër të tjera ajo.
“Nga përvoja e sotme, ma bënë të qartë se jam futur në një listë verifikimi dhe kalimi nëpër pikat kufitare do të bëhet gjithnjë e më i vështira.
Ky veprim i qëllimshëm i shtetit serb ma deshmoj sërish se nuk jam e mirëpritur në vendin tim të lindjes, dhe çdo kalim kufitar shndërrohet në një sfidë të vazhdueshme dhe formë presioni psikologjik ndaj meje dhe familjes”, tha më tej ajo.