Dy persona janë ndaluar në dy raste të ndara nga Policia kufitare në Podujevë, pasi të njëjtit po kryenin transport të paligjshëm, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, një rast ka ndodhur në fshatin Herticë, ku tjetri në fshatin Kërpimeh, ndërkohë që malli është konfiskuar.

“Patrulla Kufitare gjatë patrullimit ka ndaluar te dyshuarin mashkull kosovar i cili drejtonte traktorin pa targa me të cilin transportonte dru për djegie pa dokumentacion përkatës për transport. Sasia drunore është deponuar në Agjensionin Pyjor në Podujevë, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Herticë, Podujevë, 16.09.2021-20:10. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar i cili drejtonte traktorin pa targa me të cilin transportonte dru për djegie pa dokumentacion përkatës për transport. Sasia drunore rreth 2.8 metër kub është shkarkuar në hapësirën Agjensionin Pyjor në Podujevë. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info