Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar armë në fshatin Bajçinë të Podujevës, shkruan Llapi.info.
Siç thuhet në raportin ditor të PK-së, gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar dy armë gjuetie, 34 fishekë dhe dy radio lidhje, për të cilat i dyshuari posedon leje.
Përkundër kësaj, policia ka thënë se i dyshuari dhe dy dëshmitarë janë intervistuar dhe të njëjtit janë liruar me vendim të prokurorit.
Policia nuk ka dhënë detaje tjera./Llapi.info
.






