Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një armë të tipit AK-47, tre karikatorë dhe një fishek në një shtëpi në fshatin Dumosh të Podujevës, njofton Llapi.info.
“Fsh. Dumosh, Podujevë 27.11.2021 – 17: 10. Raportohet se gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar: një armë AK 47, tre karikator, një fishek dhe një boks i hekurit”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Policia më tute ka thënë se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt./Llapi.info






