Policia e Kosovës ka konfiskuar disa armë me fishekë në dy raste të ndara në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në dy shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas, një kallash dhe katër fishekë.
“Rr. Ilirët , Podujevë, 12.01.2022-12:30. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar , është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gas. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Ibrahim Demolli, Podujevë, 12.01.2022-13:15. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, i është gjetur dhe sekuestruar një AK/47 me katër copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info






