Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një sasi të substancës narkotike me peshë 17.88 gram në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, marihuana është konfiskuar në momentin kur është kontrolluar një veturë.

“Pas intervistimit të dyshuarit, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info