Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar dy armë dhe 13 copë fishekë në dy raste të ndara në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, armët kanë qenë pa leje, ndërkohë që njëri prej të dyshuarve është arrestuar.

“Rr. Bedri Bajrami, Podujevë 22.11.2021 – 14:04. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Skënderbeu, Podujevë 22.11.2021-19:50. Gjatë kontrollit në veturë tek i dyshuari mashkull  kosovar, i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë copë fishekë Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info