Lokale - eSIMy

Policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast të vjedhjes.

Pos tjerash është ftuar publiku që të ofrojë çdo informacion që mund të ndihmojë në hetime.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale ‘Vjedhje’. Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit 192 ose përmes emailit: [email protected],” apelon Policia e Kosovës.