Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për veprën “Lëndim i lehtë” që ka ndodhur në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga video-regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e tyre, mirëpo deri më tani nuk është rezultuar në identifikim të tyre.
Derisa, policia kërkon nga të gjithë qytetarët, që nëse kanë çfarëdo informate apo dinë diçka për vendndodhjen e të dyshuarve në foto, të njoftojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë.