Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e Kujtim Alimusajt nga fshati Strellc i epërm në Pejë.

44 vjeçari po kërkohet për veprën penale; vrasje e mbetur në tentativë.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:

  • KUJTIM (Selim) ALIMUSAJ i lindur me 25.07.1981 nё Fshatin Strellc i epërm-Pejё.
    I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:
  • “Vrasje e mbetur nё tentativё”
    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
    -192 dhe 080019999 (pa pagesë)
    -039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
    -E-mail adresa: [email protected]