Lokale - eSIMy

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një personi.

Rasti ka të bëjë me Betim (Sylë) Ahmetaj, i lindur më 23.02.2000 në Deçan.

I pandehuri, sipas Policisë, është i kërkuar për veprat penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, tha Policia.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: [email protected]

Klankosova.tv ka raportuar më 6 gusht për rastin e ndodhur në Deçan, ku i përfshirë është pikërisht Betim Ahmetaj.

I dyshuari ka gjuajtur me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan, teksa kishte arritur të ikte nga vendi i ngjarjes dhe ishte shpallur në kërkim nga Policia.

Klankosova.tv kishte raportuar ekskluzivisht se personi që u arratis është Betim Ahmataj, nën dyshimet se shtiu me armë në drejtim të A.Tolaj.

Viktima nuk ka pësuar lëndime, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Vërejtje: Personi i përmendur në këtë artikull, konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata