Policia e Kosovës po kërkon një të dyshuar për shpërdorim të pasurisë së huaj, vjedhjen e kuletës me të holla dhe dokumente në Prizren.

Sektori i Hetimeve të Stacionit të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, konkretisht me datën 05.01.2024, rreth orës 20:30, në rrugën “ Rifat Ukimeri” në Prizren viktimës i ka rënë kuleta me dokumente dhe para në të.

Sipas Policisë, pas raportimit, në kamerat e sigurisë është vërejtë se një grua merr kuletën e tij dhe largohet ne drejtim të panjohur.

“Lidhur me këtë janë siguruar disa video regjistrime si dhe foton e dyshuarës e cila dyshohet te ketë marr kuletën e ankuesit”, thuhet në njoftim.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës”, theksohet në njoftim.