Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një traktor të ngarkuar me dru në fshatin Turuçicë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se ky transport ishte i paligjshëm.

Më poshtë raporti i Policisë së Kosovës:

Fsh. Turiqicë, Podujevë 23.06.2022 – 17:45. Njësia kufitare patrulluese ka ndaluar traktorin të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari me traktor transportonte dru për djegie rreth 11.64 metra kub te cilat ishin të pa damkosura dhe pa letra përcjellëse. Drutë janë dërguar në ekonominë pyjore, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.