Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 14 fishekë në një shtëpi në Podujevë.
Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur në fshatin Buricë.
Policia ka thënë se ka arrestuar një person, e që më pas, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Nuk janë dhënë detaje tjera, teksa rasti është cilësuar si “posedim i paautorizuar i armëve”.
/






