Një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në rrugën “Xhemaj Mustafa” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Këtë e ka konfirmuar vetë Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ani pse s’e ka bërë të ditur se për çfarë arsyesh është prangosur i dyshuari.

“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë, 31.07.2021 – 18:50. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar i cili është dërguar në vuajtje të dënimit në Hajvali”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info