Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona në fshatin Gllamnik të Podujevës, raporton Llapi.info.

Të njëjtit dyshohet se posedojnë drogë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Gllamnik, Podujevë (NN)  25.03.2023, 21:40. Është raportuar se në një shtëpi janë disa persona të dyshuar të cilët dyshohet se posedojnë substancë të dyshuar narkotike në sasi të madhe. Njësitë policore kanë shkuar në lokacion ku kanë gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike te llojit marihuanë me peshë rreth 860 gram. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK.

 

 

 

/Llapi.info