Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ka hasur drogë në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë, raporton Llapi.info.

Siç njofton policia, për shkak të gjetjes së drogës në këto lokacione, janë arrestuar pesë persona.

Tri raste kanë ndodhur në Veternik dhe një në Hajvali.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

• Rr. Brigada, Hajvali, Prishtinë, 07.04.2022 – 22:29. Janë arrestuar dy dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në veturën në të cilën ishin, i’u është gjetur dhe sekuestruar 0.8 gram substancë e dyshuar narkotike. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullte.

• Veternik, Prishtinë, 07.04.2022 – 00:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit iu është gjetur dhe sekuestruar 2.0 gram substancë e dyshuar narkotike. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

• Veternik, Prishtinë, 07.04.2022 – 00:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të veturës iu është gjetur dhe sekuestruar 3.1 gram substancë e dyshuar narkotike. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

• Veternik, Prishtinë, 07.04.2022 – 01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit iu është gjetur dhe sekuestruar 1.1 gram substancë e dyshuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.