Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në fshatin Lupç të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në adresë të Llapi.info kanë arritur pamje nga ky aksident, ku shihet se janë përfshirë një veturë dhe një autobus. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Ju njoftojmë se me 09.05.2022, rreth orës 13:04, te vendi i quajtur Kulina në Lupç të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë një veturë dhe një autobus. Njësiti policor i trafikut është duke u marrë me rastin, përderisa njësitet tjera janë duke ridrejtuar trafikun”, ka thënë Kelani.

Policia s’e ka bërë të ditur numrin e personave të lënduar. Në pamjet që ka siguruar Llapi.info shihen se kanë qenë në vendin e ngjarjes dy autoambulanca./Llapi.info

No description available.

No description available.