Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pas një incidenti mes familjarëve në Gjakovë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 10 nëntor 2026, rreth orës 16:30.
Dy të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë të ditur se personat e përfshirë në incident kanë lidhje familjare mes tyre, ndërsa motivi i ngjarjes ende nuk dihet.
I dyshuari është arrestuar, ndërsa policia ka sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorur në incident, katër gëzhoja dhe një fishek.
Gjithashtu, bashkëshortja e të dyshuarit ka dorëzuar në polici një armë gjuetie që ishte në pronësi të tij.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.






