Lokale - eSIMy

Një person është plagosur dje rreth orës 15:00 në fshatin Penuhë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Sipas PK-së, rasti ka ndodhur pas një problemi që kanë pasur të involvuarit më herët.

‘Fsh. Penuh Podujevë, 23.07.2021 – 15:14. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishin një problem të mëhershëm. I dyshuari pas kryerjes se veprës ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. Viktima gjendet në QKUK për tretman mjekësor dhe është nën mbrojtje të policisë. Sipas mjekëve gjendja e tij është stabile”, thuhet në raportin e PK-së.

Siç mëson Llapi.info, viktima që ka mbetur i plagosur është i moshës rreth 50 vjeçar./Llapi.info