Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën Gjilan – Prishtinë në afërsi të liqenit të Badovcit ku si pasoj një person ka mbetur i lënduar.

Në aksident ishin përfshire tri vetura, ku njëra nga vetura ka qenë nga FSK e cila kanë rënë në germinat e liqenit të Badovcit.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Gjilan – Prishtinë në afërsi të liqenit të Badovcit, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, bazuar ne informacionet qe kam deri më tani,një person eshte derguar per tretman mjekesor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.