Llapi.info ka raportuar mbrëmë për një vjedhje që ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, konkretisht në parkingun e ETC-së, shkruan tutje Llapi.info.

Një mërgimtari i është thyer vetura, me ç’rast hajnat kanë kryer një vjedhje të rëndë. Rasti ndodhi dje në orën 17:30.

“Rr. Skenderbeu, Podujevë 04.07.2022 – 17:30. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se person-a të panjohur duke thyer xhamin e veturës së tij dhe kanë arritur t’i vjedhin, dy çanta dore në të cilat kishte gjëra me vlerë përfshirë ari e orë dorë, para të gatshme si dhe disa dokumente tjera personale, rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Llapi.info mëson se dëmi që ka pësuar ky person arrin shifrën e dhjetëra mijëra euro./Llapi.info