Të mërkurën një grua që kishte ardhur nga diaspora vdiq pas komplikimeve shëndetësore.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin e tyre ditor.
“Është raportuar se viktima femër kosovare derisa ishte në shtëpi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas është dërguar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Me vendim të prokurori, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”.
Familjarët e viktimës, nëna dhe babai, kanë kërkuar që trupit të së ndjerës t’i bëhet obduksioni, pasi sipas tyre ajo kishte ardhur në Kosovë në gjendje të mirë shëndetësore.






