Lokale - eSIMy

Një person rreth moshës 30 vjeçare ka humbur jetën në Prishtinë për shkak se është zënë nga lisi.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

“Po është konstatuar vdekja e tij”, tha shkurt ai.

E lënduar ka mbetur edhe një femër.

Ky ishte njoftim paraprak:

“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë ai.

Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.