Policia ka dhënë detaje pasi një fëmijë, vajzë e moshës 2-vjeçare nga fshati Zallq i Istogut, është dërguar dje në emergjencën e Istogut për tretman mjekësor, ku më pas është konstatuar vdekja e saj.
Sipas raportit të Policisë ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:40 dhe vdekja e saj është konstatuar nga mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.Rasti është duke u hetuar, ka njoftuar Policia.