Një nënës është therur me thikë në hyrje të shkollës ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërkohë që i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Podujevë 23.10.2021 – 13:40. Raportohet se në hyrje të shkollës, i dyshuari mashkull kosovar (nxënës), pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar (nxënës). Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e PK-së.

Llapi.info ka raportuar edhe gjatë ditës së djeshme për këtë rast./Llapi.info

Rrahje në Podujevë, theret me thikë një nxënës