Policia e Kosovës tek tani ka dhënë detaje për rrahjen e djeshme në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas PK-së, dy persona kanë sulmuar një tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Podujevë 02.07.2022 – 20:05. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se ata kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia./Llapi.info