Llapi.info ka raportuar dje për rrahjen mes tre personave që ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Rastin e ka konfirmuar tek sot Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, shkruan Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, rrahja mes tyre ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 19.12.2022,  15:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete tre të dyshuar meshkuj kosovarë ku njëri prej tyre ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe gjatë kontrollit te njëri është gjetur dhe konfiskuar një thikë flutur dhe pas intervistimit  me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës./Llapi.info