Lokale - eSIMy

Llapi.info raportoi dje për një rrahje që ka ndodhur të hënën në mbrëmje në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, janë dhënë detaje mbi këtë ngjarje.

Sipas njoftimit, një person i shoqëruar nga dy të tjerë, ka sulmuar fizikisht një person tjetër, ku është nxjerrur edhe arma por që nuk është përdorur.

Dyshohet se rasti ka ndodhur për shkak te një mosmarrëveshje të mëhershme ndërmjet tyre.

Njoftimi i plotë i Policisë;

SULM & PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM

Fsh. Kërpimeh, Podujevë 09.05.2022 – 21:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë së bashku edhe me dy të dyshuar tjerë te panjohur për ankuesin. Sipas tij njëri prej të dyshuarve ka nxjerr një armë nga brezi por nuk e ka përdorur. Dyshohet se rasti ka ndodhur për shkak te një mosmarrëveshje të mëhershme ndërmjet tyre. Rasti nën hetime.