Lokale - eSIMy

Llapi.info ka raportuar më parë për një person që është gjetur i vdekur në Dumnicë të Podujevës.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një person të lënduar, në fshatin Dumnicë të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Aktualisht zyrtarët policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast’, ka treguar Ahmeti.

Portali do t’iu mbajë të informuar për detaje tjera.

 

 

/Llapi.info