Portali në gjuhën serbe “KoSSev”, mbrëmë ka raportuar se në fshatin Bërnicë dy sulmues të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtatë të rinjve serbë.
Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për rastin, mirëpo nuk ka treguar për kombësinë e sulmuesve dhe viktimave, shkruan Reporteri.net.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një gëzhojë dhe rasti është iniciuar si “përdorim i armës”.
“Fsh. Bernicë e Poshtme, Prishtinë (NN) 03.10.2020-19:20. Dy dëshmitarë meshkuj kosovarë, kanë raportuar se derisa ka qenë në oborrin e shkollës, dy të dyshuar meshkuj të panjohur pas konfrontimit në të larguar njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri (nuk dihet drejtimi). Në vendin e ngjarjes janë dal njësitet relevante policore, ku është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Rasti vazhdon të hetohet.”. thuhet në raportin 24 orësh.






