Një nxënës është therur me thikë në Podujevë, ndërsa lidhur me rastin Policia e Kosovës ka arrestuar një person.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 8 shtator, rreth orës 14:05. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar me thikë nxënësin, i cili ka pranuar tretman mjekësor.
Policia ka sekuestruar thikën që dyshohet se është përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.






