Llapi.info ka raportuar pak më parë për një plagosje që ka ndodhur në qendër të Podujevës, në një lokal (shisha-bar).

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, i ka thënë portalit Llapi.info se rasti ka ndodhur rreth orës 02:30 pasmesnate.

“Sot rreth orës 02:30 kemi marrë informatën se në një lokal në Podujevë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.  Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

Ahmeti, më të tutje, ka shtuar se Policia e Kosovës është duke punuar në arrestimin e personit të dyshuari, i cili, sipas saj, është identifikuar dhe i njëjti aktualisht ndodhet në arrati./Llapi.info