Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti kishte ngacmuar seksualisht një vajzë në Podujevë.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se vajza ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se e kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.