Lokale - eSIMy

Një grua është gjetur pa shenja jete në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën “Isuf Koliqi” në Podujevë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 50 vjeç, është pa shenja jete.

Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka deklaruar ai./Llapi.info