Një shtëpi është djegur dje rreth orës 14:00 në fshatin Siboc të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar, ndërkohë që zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.
“Fsh.Siboc, Podujevë, 05.08.2021-14:00.Raportohet se në rrethana të panjohura është kapluar nga zjarri shtëpia e viktimës mashkull kosovar. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse ndërsa njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin .Përpos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin ditor të PK-së./Llapi.info






