Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info.
Sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se nga ky aksident një veturë ka përfunduar e rrokullisur.
Nga po ky aksident ka mbetur i lënduar një person. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Vranidoll. Një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka deklaruar Ahmeti.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 57 aksident trafiku, prej tyre 20 kanë përfunduar me persona të lënduar. Ndërkohë, PK ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes në trafik pas reshjeve të borës./Llapi.info






