Llapi.info ka raportuar minuta më parë për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht tek udhëkryqi për Milloshevë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, i ka thënë portalit Llapi.info se nga kjo përplasje veturash ka mbetur i lënduar një person.
“Rreth orës 15:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete në lëvizje. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.
Llapi.info mëson se nuk bëhet fjalë për lëndime serioze. Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata në këtë rrugë që lidh Llapin me kryeqytetin ./Llapi.info