Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë, respektivisht në Vranidoll, raporton Llapi.info.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 ne rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.

Duhet theksuar se në rrugën që lidh Llapin me kryeqytetin, si pasojë e një aksidenti në orët e hershme të mëngjesit, kanë humbur jetën dy mërgimtarë./Llapi.info