Lokale - eSIMy

Llapi.info ka raportuar pak orë më parë për një aksident që ka ndodhur rreth orës 18:00 në Peran të Podujevës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i ka thënë portalit Llapì.info se nga aksidenti mes dy veturave dhe një autobusi, kanë mbetur të lënduar katër persona.

“Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një  autobus. Si pasjë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i  nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci./Llapi.info