Lokale - eSIMy

Llapi.info ka raportuar më parë për një aksident që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë për Llapi.info se një person ka pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 17:00  kemi pranuar informatën se në fshatin Gllamnik të  Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime  trupore ka pësuar biçiklisti, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit”, ka thënë Ahmeti.

Si pasojë e këtij aksidenti ka pasur kolona në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë./Llapi.info

 

 

 

 

 

/