Lokale - eSIMy

Llapi.info ka raportuar mbrëmë për një aksident që ka ndodhur në fshatin Bajcinë të Podujevës.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku kanë mbetur të lënduar gjashtë persona. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Fsh. Bajqinë , Podujevë 03.05.2023-20:45.  Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave me ngasës meshkuj kosovarë njëri nga ta i moshës së mitur. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore  kanë pësuar të  dy ngasësit e veturave dhe  katër pasagjerë, dy femra dhe dy meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

 

 

 

 

/Llapi.info