Llapi.info ka raportuar pak më parë për një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 13:30 në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Gllamnik.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i ka thënë portalit Llapi.info se nga aksidenti mes dy veturave, kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore.  Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka deklaruar Borovci./Llapi.info