Lokale - eSIMy

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë një aksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Shajkoc të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 19:00  në fshatin Shajkoc ka ndodhur një aksident rrugor. Bazuar në të dhënat e deritanishme si  pasojë e aksidentit janë  lënduar dy persona të cilët kanë  kërkuar tretman mjekësor.  Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamje në Llapi.info, janë përfshirë tri vetura, një prej të cilave ka ikur nga vendi i ngjarjes./Llapi.info

No description available.