Lokale - eSIMy

Një person është lënduar si pasojë e një vetë-aksidenti në fshatin Dumosh të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 11:38, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Dumosh. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vetaksident), një person është lënduar”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, sipas statistikave ditore PK-së, dërguar medieve, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 79 aksidente trafiku, prej tyre 21 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info