Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin e sotëm, në magjistralen Prishtinë-Lipjan.

Policia konfirmon se të lënduarit janë duke marrë trajtime mjekësore, të shkaktuara nga ky aksident.

“Sot rreth orës 09:20, Prishtinë – Lipjan  ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete( një veturë dhe  një kamion)Si pasojë e aksidentit dy persona  kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë  dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në përgjigjen e policisë.