Llapi.info ka raportuar më parë për një aksident me fatalitet që ka ndodhur në rrugën rajonale Podujevë – Mitrovicë.
Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i kësaj të fundit.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar sot rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë përkatësisht në fshatin Rekë të Mitrovicës. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës viktima N. Z., 67 vjeçar”, ka thënë Zahiti./Llapi.info






