Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë humbur jetën si pasojë aksidentit të ndodhur këtë të hënë në fshatin Gllobar të komunës së Drenasit.
Njoftimin me detaje shtesë, e dha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
”Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Gllobar, të komunës së Drenasit. Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë humbur jetën përderisa tre të tjerë kanë pësuar lëndime. Trupi i pa jetë i viktimave është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërkaq të lënduarit janë dërguar në QKUK – Prishtinë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”.






