Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi këtë të shtunë në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Të njëjtit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Gjilanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Lajmin për Insajderin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Sot më 24.09.2022 në orët e pasdites në fshatin Bresalc, Komuna Gjilan ka ndodh një aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy persona të cilët janë sjellur në Spitalin e Gjilanit ku janë duke u trajtuar, por jashtë rrezikut për jetën”, tha Hashani.

“Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal”, shtoi ai.